Ndërtuesit e Kaosit

Rrëfimi fillon tek një plazh i bukur, ku valët e detit gjatë mbrëmjes nxirrnin në breg shumë yje deti të cilat dalëngadalë ngordhin gjatë daljes së diellit të mëngjesit. Në plazh dy njerëz. Njëri tërë kohën lutej që të shpëtojnë yjet. Por, kur pa se nga ato s’ka asgjë i hidhte në det të njëjtat. Lidhur me këtë ai i pari tha, çka bën o njeri? A nuk e sheh se janë qindra mijëra! Nuk ka gjasa të shpëtojnë. Ndërsa tjetri duke hedhur një yll deti në ujë ia ktheu, por për këtë ka gjasa.

Gjendja e përgjithshme në shtet është më shumë se kaotike. Në fakt, ajo është pikërisht ashtu siç e meritojmë vetë. Tashmë dy vite jemi lider botëror për varfëri. Sivjet televizioni më i fuqishëm në botë na shpalli si shteti me kushte më të këqija ekonomike. Televizioni i njëjtë para një viti na tha se kryeministri ynë sundon me shtetin në mënyrë jodemokratike. Lidhur me standardin, shpenzimet jetësore janë rritur për rreth 3.5 për qind me krahasuar me vitin e kaluar. Çmimet shkuan përpjetë mesatarisht 12 për qind. Ndërsa rritja ekonomike është fundosur deri në minus dy për qind, që do të thotë disonancë (mospërputhje) prej 6 për qind në krahasim me projektimin e parë.

Do të thotë, situata është e tillë që tashmë nuk dihet kush ha e kush pi, por mirë dihet se kush paguan. Kolapsin e përgjithshëm pushteti do ta parandalojë me borxhmarrje shtesë nga jashtë prej rreth gjysmë miliardë euro deri në fund të vitit. Në borxh si Greqia. Por optimizmi assesi të na braktisë. Aq më shumë, ne posedojmë vullnet mbi mesataren për të vazhduar verbërisht t’i ndjekim njerëzit e verbër të personifikuar në maska të mira. Duke përcjellë tërë kohën maskat edhe vet u shndërruam në maska.

Ekspertët ekonomik njohës të kushteve dhe resurseve ekzistuese janë të mendimit se me organizim pak më të mirë, gjendja jonë ekonomike dukshëm do të përmirësohet. Do të mjaftonin këshilla të mira ekspertësh për atë se çka mund të bëjnë njerëzit, gjegjësisht çfarë biznesesh të hapin edhe si ta punojnë atë, që të arrihet rritje prej 6 për qind. Veçmas rezultatet do të ishin shumë shpejtë të dukshme në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë. Por, çelësi i suksesit tonë të mundshëm ekonomik është ngatërruar në dyer të ndryshkura që i kanë ndërtuar mendjet tona antike politike. Një pushtet i tillë nuk zgjidh probleme, ai të njëjtat i dyfishon. Por, edhe me një katastrofë të tillë këtij pushteti nuk i mungon asgjë. Ajo me sukses di ta maskojë realitetin me politikë të aftë populiste, duke  e defokusuar vëmendjen drejt gjërave boshe.

Këtu është lustrimi, i cili njëfarë “pastrimi” moral i “ish-kodoshëve” nga ana e strukturave të tanishme totalisht të pamoralshme. Kjo tek qytetarët tashmë po krijon ndarje të thella, frikë, pasiguri, urrejtje, mostolerancë. Dorën në zemër, ai sistem i sundimit të njëmendësisë ka qenë shumë më i mirë dhe më human se ky, ku sundon pamendësia. Atëbotë të paktën jetohej trefish më mirë se tani. Ndaj, nëse duhet dikush të lustrohet, ata duhet të jenë prijësit e këtushëm mbitokë të cilët vështirë mund t’i dallojmë nga prijësit e nëntokës. Duhet të lustrohen ata që i sollën qytetarët në këtë gjendje të barabartë me trup historik. Ata që këmbëngulin të ndërtojnë komunitet me ndihmë të urrejtjes masive.

Por, ne si optimist të papërmirësueshëm kemi kohë të presim. E nuk e dimë as çka presim. Nuk e dimë as kënd e presim. Por presim. Ndoshta do të na bjer diçka nga qielli! Apo eventualisht prijësit do të kenë mëshirë edhe do të thonë, mjaft e kishin!. Tërë kohën qajmë, ankohemi, mallkojmë, por megjithatë mbesim optimist. Mazohizëm i paparë. Ka të drejt një miku im kur thotë, “Edhe i Lartmadhëruari të na dhurojë një prijës ideal ne nuk do ta mbështesim, sepse ne nuk duam prijës si duhet. Ne duam gënjeshtarë, çapkën dhe kriminelë. Kjo është kështu ndoshta për shkak të faktit se edhe vet ne e projektojmë jetën në bazë të hipokrizisë, rrenës dhe vjedhjes! Andaj pushteti doemos duhet të jetë kështu siç është se ndryshe do të zhdukej.

Pushtetin e ndershëm mund ta hajë errësira. Ne nuk krijojmë prijës të së ardhmes, por një faraon i cili do të ndërtojë piramida dhe do të na kthejë 40 shekuj prapa. Vetëm me paratë e Portës, përherë gjoja do të zgjidhnim rrezikun nga qyteti dhe vërshimet në mbarë shtetin. Por, si duket doemos duhet të lëmë shenjë se tek ne tërë kohën triumfojnë budallallëqet. Si fëmijë mbaj mend se si një axhë gjuante raketa kundër qytetit. Ndërsa tani pas 35 viteve ne ende nuk kemi sistem të tillë. Por ndërtojmë përmendore.

Tani rreth nesh janë armiqtë dhe ata që s’na duan të mirën. Edhe Brenda edhe jashtë. Tërë bota na ka faj, ndaj sipas kësaj logjike doemos duhet të grindemi me të gjithë. Besnik na mbetën vetëm Hunët, Bashar al Asad dhe Robert Mugabe. Ata na ndihmojnë që të ndërtojmë listë të gatshme të fajtorëve. Na ka faj kriza botërore, bashkësia joprincipiele ndërkombëtare, Greqia hipokrite, opozita destruktive, organizatat e korruptuara joqeveritare, intelektualët e shitur, mediumet qëllimkëqija dhe kush jo.

Gjatë gjendjes së tillë tragjikomike njerëzve u mbetet që në pikëllim të luten: O Zot, na ruaj nga pushteti i cili ndërton të kaluar e shemb të ardhmen, i cili qan para të Lartmadhëruarit e këndon para djallit, i cili flet për lirinë ndërsa praktikon diktaturë, i cili flet për moral ndërsa zbaton kriminalitet, i cili premton qiellin ndërsa e realizon nëntokën, i përbetohet në drejtësinë ndërsa zbaton padrejtësinë.

Por, nga lutje s’ka shumë dobi. Do të duhet vet t’i përveshim krahët. Duhet të fillojmë t’i shpëtojmë yjet vet. Një nga një. Edhe një ta shpëtojmë ajo është shans për to. Edhe për ne. Doemos duhet të pajtohemi se fati nuk ndërtohet sipas ndonjë rastësie, por më së shumti sipas asaj që zgjedhim vet. Nëse e tolerojmë kaosin edhe ne konsiderohemi si bashkëpjesëmarrës në këtë kaos. Druaj të mos mbesim përjetësisht të hidhëruar me arsyen. 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button