Majko del kundër deputetit neonazist grek

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve anti-shqiptare të deputetit të partisë greke neonaziste “Agimi i Artë”, Kristo Papa, të bëra në Himarë gjatë ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës. 

Referuar videos së zbuluar nga “Gazeta Shqipare”, Majko i ka dënuar këto deklarata dhe e ka ftuar nazistin grek, sikundër e ka cilësuar, që të marrë leksione për historinë e Himarës nga Rusia, duke iu referuar të dhënave që servilen në faqen zyrtare në internet të ambasadës ruse në Tiranë. “Unë i besoj variantit zyrtar të diplomacisë ruse për marrëdhëniet me shqiptarët. Tek e fundit vjen nga një diplomaci e një shteti me arkiv të vjetër dhe memorie historike”, shprehet Majko. 

AMBASADA RUSE 

Në sektorin “kontakte politike” të sajtit të ambasadës ruse në internet thuhet mes të tjerash se “kontaktet e apra politike midis shqiptarëve dhe Rusisë datojnë në shekullin XVIII. Në mes të shekullit XVI-II u vendosën lidhje politike mes Himarës dhe Rusisë, në tetor të 1759, u vendos të pranohet protektorati i Rusisë dhe të dërgohen përfaqësues në oborrin rus për bisedime. Drejtuesit e bashkësisë himarjote përgatitën edhe një mesazh për Careshën Elisabeta Petrova, ku shprehej gëzimi për fitoret e armëve ruse në luftën shtatë vjecare dhe shpresa, se së shpejti këto armë fitimtare do i shpëtojnë popujt e shtypur të Ballkanit nga zgjedha otomane. Njëherësh shprehej gatishmëria për të rreshtuar nën flamujt rusë 1-2 regjimente të himariotëve ortodoksë”,- citojmë shprehimisht nga faqja zyrtare në internet e ambasadës së Rusisë në Tiranë. Mandej, në të thuhet gjithashtu se, “bashkë me malësorët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, shqiptarët katolikë në veri të vendit i bënë i bënë me dije qeverisë së Carit se në rast të një lufte ruso-turke, ata mund t’i shkaktojnë armikut diversion të konsiderueshëm”.

Kështu thuhej në peticionin, që në mars të 1762 i dërgoi car Pjetrit të III në Peterburg pjesëtari i një familje të njohur shkodrane, J. Suma. Por, në të dy rastet Peterburgu nuk e quajti të nevojshme të futet në marrëdhënie me shqiptarët në kohë paqe. Por, kur më 1768 nisi lufta ruso-tuke, komandanti i përgjithshëm i eskadrës ruse në Mesdhe, A. Orlliv iu drejtua himariotëve, për të hyrë në shërbimin ushtarak rus, shumë himariotë iu përgjigjën thirrjes dhe luftuan me trimëri në përbërje të eskadrës në Arkipelag. Disa syresh, pas mbarimit të luftës, u shpërngulën në Rusi bashkë me familjet e tyre”, citojmë nga të dhënat e e internetit në faqen zyrtare të ambasadës ruse. /ballkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button