Shqiptarët mes lindjes dhe perëndimit, zgjodhën perëndimin

Të huajësimi dhe izolimi i njeriut, filozofia e absurdit, pakuptimësia, degjenerimi dhe pesimizmi janë karakteristika tipike të shoqërisë bashkëkohore dhe paralajmërime serioze për krizën shpirtërore dhe morale të njeriut bashkëkohor. Këto tregues simptomatikë të krizës morale dhe të apatisë spirtuale të botës bashkëkohore janë të pranishëm në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore: në art, teatër, film, letërsi, politikë, ekonomi, shkencë…

Përkundër përparimit material, lirisë politike dhe seksuale, bota e fillimit të shekullit XXI është mendësisht më e sëmurë se në shekullin XX  – Eric From.

Po tani që  e kemi kaluar shekullin XX dhe kemi shkelur në shekullin XXI, prej nga pakuptimësia, pesimizmi, anarkia morale që krijon vetëm breza të zhgënjyer, të kompleksuar, që rrënojnë individin dhe shoqërinë? Statistikat pohojnë se Suedia, Japonia, SHBA – të, dhe shtetet e tjera perendimore me standard dhe progres materialo – teknik më të lartë, por edhe me shfrenim dhe rënie shpirtërore morale më të lartë, janë vendet me përqindje më të lartë të vetëvrasjeve.

Kjo gjendje buron nga ndikimi i pseudo – ideologjive dhe i pseudo – lirive që po ofrohen dhe inflitrohen në thellësinë e shpirtit të njeriut dhe që shpien shpesh në dehumanizimin e peresonalitetit, humbjen e vlerave etike, mungesën e kritereve normale për vlerësim objektiv të njëmendësisë etj. Nga ana tjetër, tëhuajësimi i njeriut nga vetvetja, tëhujaësimi nga vlerat e veta burimore, tëhuajësimi nga Krijuesi e të tjera, e privojnë njeriun nga baraspesha shpirtërore dhe mundësia e perceptimit dhe e qëndrimit korrekt të lirisë autentike vetjake.

Mohimi dhe përjashtimi i Krijuesit nga jeta individuale dhe shoqërore do ta shpie doemos bartësin e këtij mohimi dhe përjashtimi në kundërshti, në absurd dhe në pakuprimësi, sepse qenia njerëzore, edhe pa dëshirën e saj, natyrisht, e kërkon Krijuesin e saj. Prandaj, për edukimin si proces të formimit të personalitetit të njeriut me të gjitha cilësitë fizike, intelektuale, estetike dhe të punës me synim të përgatitet të shërbejë për të mirën e shoqërisë dhe të vetvetes, ka kuptim të flitet vetëm nga aspekti i fesë. Edukimi s’është veçse kategoria në të cilën manifestohet baraspesha e materiales dhe shpirtërores të njeriut dhe rreth njeriut, në të cilën zë vend stabilitetit i individit, i familjes, i bashkësisë e edhe civilizimit dhe në të cilën liria njerëzore nuk është sprovë, por dhuratë e Krijuesit. Natyrisht, ky s’është qëndrim materialist, që shfytyron personalitetin e të edukuarit  duke e përjashtuar nga qenia e tij komponentin e tij shpirtëror, por nga aspekti shpirtëror, i fesë, i cili duke e marrë në konsideratë tërësinë e qenies njerëzore dhe prejardhjen e tij që bazohet në Fjalën e Krijuesit, zhvillon dhe kultivon te njeriu i ri pikërisht vlerat të cilat ai i bart si shenjë fillestare të Krijuesit të tij.

Shqiptarët, edhe krahas shumë dështimeve dhe krizave të ndryshme që kapluan ” botën e përparimit “, vazhdojnë të jenë idhujtarë të asaj të jashtmes, pra civilizimit aktual shkatërues që po promovon ” bota e tretë “. Po bëhet më e lakmueshme dhe më tërheqës, pasi që Perendimi ka prodhim të dorës së dytë me një shitës së dorës së dytë. Ata i përngjajnë vozitjes së një makine të vjetër, e cila vazhdon së prishuri, mirë¬po udhëtarët e saj janë inxhinierë dhe mekanikë, të cilët gjithmonë mund ta riparojnë atë. Kur të prishet njëherë ajo, ne do të ngecim përgjithmonë. Kështu që, litarin jemi duke e tërhequr nga të dy anët, dhe kemi ngelur në anën e Perendimit. Mirëpo, çdoherë ajo e prishura, e ndaluara është më e këndshme për ne, se sa ajo që është realitet.

Lindja i ofroi shqiptarëve prodhimin e dorës së parë dhe shitësin e dorës së parë, mirëpo ne zgjodhëm Unin Tonë. Në vend se të tërheqim nga një anë, ne tani po tërheqim nga të dy anët litarin, e mandej kërkojmë ardhmëri! Siq duket, nuk dijmë të krijojmë një ekuilibër ndërmjet ” progresit të jashëm ” dhe ” progresit të brendshëm “, dhe çka është më tragjike, ende shtirremi se jemi të mençur dhe të dijshëm. Një proverb kineze thotë: Njeriu i mençur mund të harrojë gjithçka, por assesi nuk guxon t’i harron gabimet e veta.

nga Daim Luçi

Lajme të ngjashme

Back to top button