Një gotë ujë mund të ua heq dhembjen e kokës

Pirja e ujit në mënyrë të rregullt mund të reduktojë intensitetin e dhimbjes së kokës dhe migrena, duke ulur mundësinë e pirjes së ilaçeve. Shkencëtarët kanë zbuluar sepirja e 7 gotave ujë është e mjaftueshme për të reduktuar dhimbjen dhe për të përmirsuar cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë rregullisht nga dhimbjet e kokës.

Shkencëtarët holandezë të universitetit të Maastricht gjatë një studimi te nisur në vitin 2005 kanë vënë re se një pacient të cilit i është këshilluar të pijë sa më shumë për shkak të një problemi me veshkat, iu përmirësua dhimbja e kokës.

Mark Spigt, njëri prej shkencëtarëve ka eksperimentuar me 100 pacientë të prekur nga dhembja e kokës. Skuadra i ka shpjeguar vullnetarëve si të përmirësojnë zakonet e tyre, duke i këshilluar të reduktojnë stresin, të përmirësojnë gjumin dhe të evitojnë kafeinën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button