Fule: Kosova është kryekusht për Serbinë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule është shprehur i bindur se negociatat për anëtarësim në BE do të jenë prioritet edhe i Qeverisë së re të Serbisë, por se përparimi i marrëdhënieve me Kosovën do të jetë i domosdoshëm për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për portalin EurAktiv, Fule shfaqi bindjen se Serbia do të shënojë përparim në marrëdhëniet me Kosovën dhe e quajti “problem fundamental i cili qëndron në rrugën e hapjes së negociatave”, transmetojnë mediet e Beogradit.

Fule rikujtoi një varg detyrash që duhet të përmbush Serbia, të shtruara nga Këshilli i Evropës qysh në dhjetor të vitit 2011.

Në konkluzionet e dhjetorit të Këshillit theksohet se Serbia duhet të vazhdojë dialogun dhe të arrijë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që të marrë datën e fillimit të negociatave.
Fule po ashtu është shprehur optimist rreth perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për Kroacinë e Malin e Zi, të cilat kanë bërë më së shumti përparim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button