Kapen shqiptarët tregtarë armësh në Çeki

Ismail dhe Xhelal Latifi, shtetas të Maqedonisë, janë dënuar me tetë, respektivisht shtatë vite burg për tregti me armë ne Çeki.

Siç transmetojnë mediat çeke, vëllezërit Latifi kanë qenë udhëheqës të një grupe kriminele 13 antarëshe. Sipas dëshmive, kanë shitur më së paku 18 pistoleta të tipit “Shkorpion” në pushkë ushtarake dhe një pushkë automatike të modelin “59”.

“Gjyqi ka vlerësuar se ka qenë e nevojshme përcaktimi i kësaj mase të burgut, për shkak se bëhet fjalë për armë, me qëllim të mos gjykohet dikush tjetër për ndonjë vepër më të rëndë penale” deklaroi gjykatësi Mirosllav Çapek.

Personat në fjalë, pas një kohe të dënimit të burgut në Çeki, mund të transferohen në burgjet e Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button