Faruk Shehu, syri artistik që premton shumë

Faruk Shehu, i lindur më 29 shtator të vitit 1987 në Shkup, për vetëm pak kohë ka arritur të bëjë BOOM me fotografitë e tij mjaft artistike që kanë pushtuar rrjetin e njohur social Facebook.

Opinioni e njeh si fotograf, por në fakt ai njëkohësisht merret edhe me fusha tjera të veprimit. Ka studiuar administratën e biznesit, ndërsa së shpejti do të marrë titullin magjistër i marketingut dhe menaxhmentit. Ai njëkohësisht punon edhe si menaxher në kompaninë e tij private në Shkup, ndërsa për fotografinë thotë se e ka më tepër se hobi.
Dhjetëra mijëra e më shumë, është numri i fotografive të cilat ka arritur t’i realizojë fotografi Faruk Shehu për një periudhë hiç më të gjatë se 3 vjeçare.

“Në vitin 2006 zbulova se me pëlqen shumë të fotografoj, atëherë nuk posedoja aparat profesional, tani me kalimin e kohës, respektivisht nga viti 2009, fotografimin e realizoj me NIKON D7000 ndërsa posedoj edhe Canon Eos Rebel Xsi ” tha Shehu.

Shehu, gjithashtu zbuloi edhe disa nga planet e tija për të ardhmen me të cilat nëpërmjet katalogëve dhe fletushkave promovuese do ta promovojë Shkupin, deri tek shtetasit e huaj.
Fotografitë e tij që i përkasin llojeve të ndryshme mund t’i shohim nëpër albumet e kategorive të ndryshme në www.farukshehu.com dhe në fan page në facebook https:/www.facebook.com/farukshehu.photography./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button