Mesha Selimoviç: Çfarë njerëz jemi

Të mençur janë këta njerëz. Pranojnë anarkinë nga Lindja, jetën komode nga Perëndimi, askund nuk nguten, pasi vet jeta ngutet, nuk u intereson të shohin çka ka pas ditës së nesërme, do të vjen ajo që është përcaktuar, ndërsa prej tyre shumë pak varet, bashkërisht janë vetëm në fatkeqësi, ndaj edhe nuk duan shpesh të jenë bashkë, pak kujt i besojnë, gjënë më të lehtë e kanë mashtrimin me fjalë të bukura, nuk duken në heronj, ndërsa më rëndë i tremb kërcënimi, një kohë të gjatë nuk e kthejnë kokën prapa, njësoj e kanë, më pastaj përnjëherë gjithçka fillon t’u interesojë, të gjithë e kthejnë kokën, dhe sërish bëhen gjumashë, dhe nuk dëshirojnë të kujtojnë asgjë se çka ka ndodhur, frikohen nga ndryshimi për shkak se shpesh herë u ka sjell vetëm gjëra të këqija, dhe më lehtë e kanë që t’i mërzis një njeri madje edhe nëse u ka bërë mirë.

Botë e çuditshme, të fyen por të dashuron, të puth në faqe por të urren, përqesh vepra fisnore ndërsa i kujton përmes shumë kalimeve, jeton në shpresë dhe vepra të mira dhe nuk e di cila do të mbizotërojë dhe kur. Të këqij, të mirë, të butë, mizorë, të palëvizshëm, të stuhishëm, të hapur, të mbyllur, të gjitha këto janë ata dhe gjithçka mes tyre. Dhe mbi të gjitha, ata janë të miat dhe unë i tyre, si një lumë dhe cermë, dhe gjithçka që flas është sikur vetes t’i flas.
Kam menduar se s’ka kush më dëgjon!? Ka si nuk ka, të dëgjon shpirti im!!

Dhe ne nuk jemi askushi, ne jemi gjithmonë në njëfarë mesi, gjithmonë jemi dhurata e dikujt. A është atëherë çudi pse jemi të varfër? Me shekuj ne kërkojmë dhe njohim, së shpejti nuk do dinim as se kush jemi, madje do të harrojmë se diçka kemi dashur, të tjerët na bëjnë nder të shkojnë nën flamurin e tyre për shkak se ne nuk kemi, na mashtrojnë kur jemi të nevojshëm, ndërsa na braktisin kur shërbejmë, vilajeti më i pikëlluar në botë, njerëzit më të palumtur në botë, po humbim fytyrën tonë ndërsa të huajën nuk mund ta pranojmë, të shkëputur e jo të pranuar, nga të gjitha anët edhe nga ana që jemi familje, edhe nga ata që nuk na pranojnë në familje. Jetojmë në mes të botërave, në kufi popujsh, në cak të çdokujt, gjithmonë duke fajësuar dikë. Forca na është mërzitur, dhe nga telashet kemi shndërruar virtyte, jemi bërë më të mençur nga mosbindja.

Çka jemi ne atëherë? Njerëz? Fatkeq? Njerëzit më të ndërlikuar në botë.. me asnjë historia nuk ka bërë një shaka të tillë, si me ne. Deri dje kemi qenë ajo që sot dëshirojmë ta harrojmë. Por nuk jemi bërë diçka tjetër. Jemi ndalur në gjysmë rrugë, të habitur. S’mundemi më askund. Jemi të shkëputur, e nuk jemi të pranuar. 

Si një lumth të cilin vërshimi e ka ndarë nga lumi amë, dhe i cili nuk ka më as rrjedhë e as anë, tepër i vogël për të qenë liqe dhe tepër i madh për ta pirë dheu. Me ndjenjë të paqartë turpi për prejardhjen, dhe fajit për renegimin, nuk duam të shikojmë pas e nuk kemi ku të shikojmë para, për atë ndalojmë kohën, në frikë prej çfarëdo zgjidhjeje. Na urrejnë edhe vëllezërit e edhe ardhacakët, kurse ne mbrohemi me krenarinë dhe urrejtjen. Dëshironim të ruhemi kurse aq jemi humbur sa që më nuk dimë as se çka jemi. Fatkeqësi është se kemi dashuruar këtë të qenur si të vdekur dhe nuk duam të dalim jashtë saj. Kurse për krejt paguhet çmim, pra edhe për këtë dashuri.

A thua jemi rastësisht kështu tepër të butë dhe tepër të ashpër, të mekur dhe të fortë, të gëzuar dhe të mërzitur, gjithmonë gati të habisim gjithkënd, po edhe veten? A thua rastësisht mbështetemi pas dashurisë, të vetmin përcaktues në këtë papërcakshmëri? A thua pa shkak lejojmë që jeta të kalon përmbi neve, tjetërfare nga Xhemaili, por njësoj sigurt. A pse e bëjmë këtë? Për atë se nuk është njëjtë. E kur nuk na vie njëjtë, domethënë jemi të ndershëm. E kur jemi të ndershëm, çdo nder qoftë pra, për marrëzinë tonë!

Mesha Selimoviç është një shkrimtar nga Bosnja, një ndër veprat më të njohura të tij është “Dervishi dhe vdekja”

Teksti është botuar në: www.buka.ba

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button