Maqedonia tymon, zjarret s’kanë të fikur

Sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, përpos zjarrit në Jasen, në Maqedoni ka zjarre aktive edhe në Tetovë dhe Kumanovë. Zjarri i cili u  ndez para dy dite në Likovë vazhdon të jetë aktiv.

Gjithashtu, vatra janë ndezur edhe në komunën Jegunovcë, në fshatin Tudencë, ndërsa zjarri në fshatin Radushë ende tymon në disa vende.

Në komunën e Velesit, në fshatrat Brezë, Rallavc dhe Banjicë zjarri është vënë nën kontroll, por ende vazhdon të ketë persona të cilët po punojnë në shuarjen e tërësishme të zjarrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button