Spërkatet me sprej dhe plaçkitet

Të dielën mbrëma tre kavadaras T.P, M.N dhe D.D me përdorim të forcës plaçkitën një banore të Negotinës me ç’rast i janë marrë 200.000 denarë.

MPB informon se plaçkitja ndodhi kur negotinasja e cila punonte në bastore, dilte nga puna dhe shkonte në shtëpi.

Tre kavadarasit i dolën përpara e spërkatën me sprej dhe ia morën paratë.

Megjithatë ajo pa numrin e targës së regjistrimit të automjetit të tyre dhe ia tregoi policisë, më pas ata u kapën.

Bëhet fjalë për persoa të cilët edhe përpara kanë qenë të njohur për policinë për vepra të kryera penale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button