Kosovë, policia konfiskon armë në dasma

Policia në Rajonin e Prizrenit gjatë kësaj fundjave ka arritur që të sekuestrojë disa armë zjarri, të cilat janë përdorë nëpër ahengje të ndryshme familjare. Me këtë rast është sekuestruar një kallashnikov në fshatin Atmaxhë, ku i dyshuari gjatë orëve të natës ka shkrehur disa plumba në ajër gjatë një ahengu familjar (dasmë). Në lidhje me këtë rast është iniciuar rasti për armëmbajtje ilegale dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Po ashtu policia ka marr një informatë anonime se në fshatin Krajk ka të shtëna nga kallashnikovi. Ka reaguar policia e Prizrenit dhe ka arrestuar një të dyshuar, i cili dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm në një dasmë duke shtënë me armën e zjarrit. Është sekuestruara arma AK-47 me dy karikatorë të zbrazët, njofton KosovaPress.

Më 12 gusht, policia ka dëgjuar krisma nga arma dhe ka nisur me hetimin e rastit.
Më vonë është identifikuar vendi i ngjarjes dhe është kuptuar se në rrugën “Naip Berisha” në Prizren, në një dasmë një qytetar po shtinte herë pas herë nga pistoleta. Policia sekuestruar armën e llojit “Varlo” model 8000 FS me një fishek dhe ka nisur me procedurat hetimore.

Ndërsa gjatë natës së mbrëmshme, rreth orës 00:10, policia ka shkuar në rrugën “Skënder Latifi” dhe në një shtëpi që kishte dasmë është sekuestruar një pistoletë e llojit “Bruni” model 92, kalibri 8 mm. I dyshuari është hasur nga policia./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button