Zjarri në afërsi të Radushës po i afrohet shtëpive

Zjarri në afërsi të fshatit Radushë është përsëri aktiv dhe po zgjerohet në drejtim të shtëpive të fshatit, ndërkohë që është kërkuar ndihmë për t’u intervenuar nëpërmjet të aeroplanëve, informojnë nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Për momentin, në shuarjen e zjarrit janë duke intervenuar ekipe të BMKZ të Qytetit të Shkupit. Ndërkaq, zjarr i ri është paraqitur edhe në Makedonski Brod, mes fshatrave Borovska Breznica dhe Tazhevë. Në terren janë duke intervenuar ekipe të zjarrfikësve të këtyre vendeve, ekipe të Pyjeve të Maqedonisë, si dhe të Parkut nacional “Jasen”. 

Edhe zjarri në afërsi të qytetit të Strumicës vazhdon të jetë aktiv. Bëhet fjalë për një terren në të cilin qasja është më e vështirë dhe shuarja e këtij zjarri po zhvillohet më ngadalë, me çka është kërkuar të intervenohet edhe me aeroplanë. 

Nga ana tjetër, zjarri mes fshatrave Svillare të Poshtme dhe të Epërme është shuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button