Në ditën e MO, ARM homazhe dëshmorëve të kombit në Sllupçan

Delegacion i lartë i Qeverisë së Maqedonisë i udhëhequr nga zv/kryeministri Musa Xhaferi, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi , i Drejtësisë Blerim Bexheti dhe  zv/ministri i MPB, Xhelal Bajrami, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, ku vendosën kurorash lulesh, me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. 

Ndryshe, është ky rasti i pare që një zyrtarë më i lartë shtetëror,  Ministri i Mbrojtjes i shoqëruar me oficerë të uniformuar të ARM , të vizitojnë varrezat e dëshmorëve, të rënë gjatë luftës së vitit 2001 dhe të bëjnë homazhe në nderim dëshmorëve të lirisë.

“Sot është 13 gushti dhe e gjithë vëmendja dhe përkushtimi do të drejtohen këtu në Sllupçan. Ne e zgjodhëm si vendin më simbolik, për arsye se dëshmorët që dhanë gjakun , janë më meritorët qëu arrit paqja dhe po garantohet interesi ynë kombëtar shqiptar dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që sot të përkujtojnë kujtimin e tyre dhe të  ndërgjegjësohen për të realizuar amanetet në interesin tonë kombëtar demokratik , që të përparojë vendi dhe të integrohemi në strukturat e NATO-s dhe BE , aty ku janë popujt e civilizuar dhe të përparuar. Lavdi të gjithë dëshmorëve , lavdi veprës së tyre” tha në fjalimin e tij të shkurtër para të pranishmëve, zv/kryeministri i Maqedonisë , Musa Xhaferri. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button