Biznesi me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë shesim, pak blejmë

Suficit të vazhdueshëm shënon shkëmbimi tregtar me Kosovën, në gjashtë muajt e para të vitit. Kompanitë maqedonase në periudhën janar – qershor në tregun kosovar kanë plasuar 165 milionë euro, që është për 30,6% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Në kahje të kundërt, kompanitë kosovare në Maqedoni kanë shënuar eksport në vlerë prej 10 milionë dollarëve. Maqedonia vitin 2011 e ka mbyllur me suficit prej 415,7 milionë dollarëve.

Sipas të dhënave të Entit për statistikë është shënuar rritje të produkte të caktuara si pemë, birra, prodhime të mishit, oriz, ushqim për kafshë, miell, materiale ndërtimore dhe derivate të naftës.

Është ulur vëllimi i shkëmbimit në çerekun e dytë të këtij viti mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Sipas të dhënave statistikore, në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri është eksportuar mall në vlerë prej 27 milionë dollarëve ndërsa në kahje të kundërt mall për 9 milion euro./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button