Edhe një monstër në Tetovë, përdhunoi vajzën e vet plot 4 vite

Tridhjetë e tre vjeçari S.D nga Tetova gjatë katër viteve të fundit disa herë përdhunoi vajzën e vet të mitur.

Ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal për sulm seksual mbi të mitur i cili nuk ka mbushur 14 vjeç, ndërsa gjykatësi hetues i përcaktoi paraburgim prej 30 ditëve.

I akuzuari, gjatë katër viteve të fundit, në kontinuitet ka kryer veprime seksuale mbi vajzën e vet të mitur, pas çka, duke e kërcënuar, i kërkëoi asaj të mos i tregojë askujt. Nga frika, vajza e mitur, plot katër vite ka heshtur për gjithçka që i ka ndodhur. Para se të paraqitet dhe arrestohet D.S sulmin seksual mbi vajzën e vet e ka bërë në Dibër, në afërsi të stacionit të autobusëve. Veprimet e tilla të tmerrshme, ai i ka bërë në disa lokacione në Tetovë, por edhe në shtëpi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button