E rrahu nusen me mihës

Një banor i fshatit Gradec të Vinicës, me mihës e sulmoi kunatën pasi u grindën për një arë. Gruaja është lënduar rëndë dhe është transferuar në spital në Shkup me lëndime serioze.

Arsyeja për zënkën ka qenë banale, kush e ka radhën ta ujës arën. Kunata i mori gypat për ujitje, dhe i ktheu drejt arës së vet, e kjo e nërvikosi kunatin i cili mori mihësin dhe e sulmoi nusen, duke e goditur disa herë në kokë dhe trup. Më vonë policia e arrestoi dhunuesin, dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button