11 vite nga Marrëveshja kornizë e Ohrit

Para 11 viteve, më 13 gusht në Shkup u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, me të cilën iu dha fundi konfliktit në vitin 2011 dhe u vendos kornizë për bashkëjetesë ndëretnike dhe perspektivë euroatlantike të shtetit.

Më 13 gusht të vitit 2001, në rezidencën e atëhershme presidenciale në Vodno, Marrëveshjen e Ohrit e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish-lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imeri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Nënshkrues të marrëveshjes, në cilësi të garantuesve, janë edhe përfaqësuesit e posaçëm të BE-së dhe të SHBA-së, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju, të cilët morën pjesë në bisedimet.

Bisedimet për Marrëveshjen e Ohrit u zhvilluan në Vilën “Biljana” në Ohër, në korrik dhe në gusht të vitit 2001, dhe në to, krahas nënshkruesve, morën pjesë edhe Havier Sollana, përfaqësues i atëhershëm i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe Piter Fejt, edhe një përfaqësues i SHBA-së, si dhe disa ekspertë, mes të cilëve profesorët e Fakultetit Juridik në Shkup, Vllado Popovski dhe Ljubomir Fërçkovski.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sonte në Muzeun e arteve bashkëkohore, zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi organizon pritje, ku janë të ftuar kreu shtetëror, përfaqësues të partive politike, kori diplomatik dhe përfaqësues nga jeta publiked he shoqërore.

Partitë shqiptare, ajo në opozitë dhe ajo në pushtet kanë vlerësime të ndryshme për implementimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. 

Për PDSH-në, korniza e Marrëveshjes së Ohrit është tejkaluar dhe nevojitet një Marrëveshje e re politike, me afate të qarta dhe precize të implementimit dhe me zgjerimin e të drejtave të shqiptarëve. 

Ata mbeten të vendosur për ndarjen e barabartë të buxhetit, për simbole të reja shtetërore dhe ndarje teritoriale në aspektin kulturor dhe etnik, si dhe kërkesa për të qenë një udhëheqës shqiptarë në tre pozicionet kryesore president i shtetit, kryeministër ose kryetar i parlamentit. 
Ndërkaq, sipas Muhamet Hoxhës, zëdhënës i qeverisë, Marrëveshja e Ohrit mbetet ndër prioritetet kryesore të BDI-së. 

“Implementimi i MO-së mbetet një nga pesë prioritetet e Qeverisë së RM-së, pra punës së Qeverisë së RM-së. Ai konstatim që është i deritanishëm se zbatimi i këtij dokumenti rrjedh sipas dinamikës së paraparë”, tha Hoxha. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button