MPB e ka kapur paniku dhe nervoza nga lustrimi?

Ritet nervoza në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) si dhe në Ministrinë e Punëve të brendshme (MPB) pas informacionit se disa inspektorë aktivë dhe disa nga të pensionuarve do të lustrohen deri në vjeshtë. Si që lajmëron Tv A1on, bëhet fjalë për 1200 persona aktivë dhe ish bashkëpunëtorë të DSK, bashkëpunëtorë të kundërzbulimit dhe ndalimit të shërbimeve sekrete serbe , bullgare dhe shqiptare të viteve 1990-2003.

Një numër i madh i kuadrit profesional të MPB dhe DSK në mënyrë indirekte ndjehen të rrezikuar nga lustrimi për shkak të hakmarrjes që mund ta pësojnë familjet e tyre, shkruan ky portal.

Sipas të njëjtit burim kjo ndodh për t’iu tërhequr vëmendja të gjithë atyre që do të kenë mundësi të japin të dhëna për punën kriminele të kësaj qeverie.

Si arsye e dytë konsiderohet prishja dhe partizimi i shërbimeve sekrete. Pritet që deri në shtator, krye-lustratori Axhiev të dorëzojë një listë për të lustruar qindra persona që as dhe kanë qenë funksionar.

Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse kanë kontaktuar me persona të punësuar në DSK për tu parandaluar një gjë e tillë, shkruan A1on. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button