Strugë, Demir Lenës do ti ngrihet monument

Pas vlerësimit maksimal që ju bë nga shteti shqiptar , atdhetarit Demir Lena pas vdekjes  me urdhrin më të lartë ”Nderi i Kombit”, për luftën dhe kontributin në mbrojtje të tokave shqiptare nga pushtuesit fqinj sidomos gjatë viteve të para të krijimit të shtetit shqiptar. Në Strugë tashmë mendohet që këtij personaliteti t’i ngrihet një monument në shëtitoren e qytetit, në nderim të veprës dhe kontributit të tij për kauzën shqiptare.

Xheladin Lena, stërnipi i Demir Lenës, potencon se për këtë iniciativë pret mbështetjen edhe nga strukturat e tjera, më qëllim që kjo figurë të vlerësohet në të gjitha dimensionet, dhe në këtë aspekt vendosja e monumentit të tij në shëtitoren buzë lumit Drin është një veprim që do të duhet të mbështetet nga të gjithë. Në për këtë iniciativë tregon Xheladin Lena, kemi marr mbështetje nga disa shoqata dhe organizata dhe presim që të mbështetet edhe nga Komuna e Strugës.

Ndërkohë, Xhevdet Dauti, Kryesuesi i Bashkësisë Lokale të Ladorishtit, potencon se struktura që ai kryeson është pro nderimit të figurave dhe personaliteteve nga ky fshatë, që kanë kontribuar për çështjen shqiptare .Por sqaron se për këtë çështje do të diskutoj së shpejti në kryesin e BL-së së Ladorishtit, me qëllim që të dilet me një qëndrim zyrtar.

Ndërkohë, për idenë e hedhur për vendosjen e monumentit të Demir Lenës në shëtitoren e qytetit, edhe pse tentuam nuk arritëm të marrim një prononcim zyrtar nga pushteti vendor i Strugës .Nga fundi I muajit korrik në ditët e fundit të tija si President i Shqipërisë ,Bamir Topi dekoroi me urdhrin e lartë ”Nderi i Kombit” Demir Lenën si një nga luftëtarët  e shquar të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, me motivacionin për heroizmin e treguar në betejat e Petrinjës, të vitit 1913 kundër pushtuesve serb, si dhe në betejën e Nikolicës kundër pushtuesve grek, në mbrojtje të pavarësisë së  Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga planet  për aneksimin e tyre nga shtetet fqinje.

Në këtë ceremoni, Presidenti I atëhershëm I Shqipërisë gjithashtu me ‘Medaljen e Artë të Shqiponjës” dekoroi Riza Ajron për kontributin në luftën e Petrinjës si dhe pjesëtarët e Taborit të Strugës për heroizmin e treguar në betejën e Petrinjës të 1913 kundër ushtrisë serbe në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë, dhe trojeve shqiptare nga shovinistët fqinj. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button