SN7: Drejtohuni të rinjve: ata dinë gjithçka

Qendra Evropiane SN7, apelon deri të gjithë institucionet relevante të vendit që në fokusin kryesor të tyre të kenë të rinjtë, ngaqë vetëm energjia pozitive dhe pasioni i pashterur i rinisë është themel i palëkundur për një shoqëri të shëndoshë, përparimtare dhe demokratike.  Apeli i kësaj qendre vjen në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë e cila është me datë 12 gusht.

Po ashtu, Qendra Evropiane SN7, kërkon nga autoritetet kompetente të vendit themelimin e institucioneve të ndryshme me karakter publik, si: parlament rinor, këshille rinore për veprim lokal, avokat për të rinjtë, qendra për zhvillim rinor etj, të cilat institucione drejtpërdrejtë do të mbronin interesat dhe të drejtat e të rinjve dhe do të ndikonin në ngritjen e kapaciteteve rinore. 

“Njëkohësisht, këto do të reflektonin pozitivisht në interes të të gjithë të rinjve, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo bindjesh politike” shkruhet në komunikatën e SN7.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale. Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre. 

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më vitin 1999. 

“Me rastin e 12 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, dëshirojmë të citojmë dijetarin Xhobert, i cili thotë: “Drejtohuni të rinjve: ata dinë gjithçka” – SN7. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button