Çlirimi i Shkupit, Xhaferi: mos të harrojmë kontributin e kryengritësve

Në Shkup vazhdojnë aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Çlirimit të Shkupit. U mbajt mesha në Shtëpinë Memoriale të Nënës Terezë për nder të babait të saj, Kolë Bojaxhiut, themelues i korit “Zani i Maleve” me elementet e këtij korri qe dhe pulla postare “Zani i Maleve” e cila u promovua në të njëjtin rast.

“Kryengritjet e viteve 1910-1912 përbëjnë fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,  e cila u finalizua me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912. Ashtu si Kryengritja e vitit 1911, edhe ajo e vitit 1912, që njihet si kryengritja e përgjithshme shqiptare, doli me një program kombëtar të përparuar, i parashtruar në të pesë pikat e Kuvendit të Junikut. Kjo kryengritje u kurorëzua me çlirimin e Shkupit ku ne sot shënojmë këtë datë ndërsa vet mënyra e pritjes së kryengritësve nga ana e popullsisë ,me një orkestër muzikore të cilët sot po e përkujtojmë edhe më promovimin e pullës postare,  me motive të këtij grupi të formuar nga patrioti Kolë Bojaxhiu enkas për pritjen e trupave shqiptare, si dhe rrjedha e ngjarjeve historike të mëvonshme në këtë qytet për Lëvizjen Kombëtare , siç ishte Kuvendit i Shkupit disa muaj  më vonë, domosdoshmërishtë dëshmojnë rëndësinë e kësaj date respektivisht 12 gushtit në historinë tonë kombëtare” ka folur Xhaferi në fjalimin e rastit.

Në këtë eveniment  drejtori i postave të Maqedonisë Rafiz Aliti i ka dhuruar familjarit të patriotit Idriz Seferi një ekzemplar nga Pulla postare për të falënderuar atë për patriotizmin e kryengritësve të çlirimit të Shkupit.

Aktivitetet do të vazhdojnë me iftar të hapur në Xhaminë e Murat Pashës si dhe do të përfundojnë me koncert në Kala të Shkupit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button