Ilyricum Libertas:100 vjetori disa festojën,disa akuzohen

Derisa në Shup kremtohet 100 vjetori i clrimit të Shkupit, në Tetovë anëtarët e SH.A Ilirikum Libertas mbajnë ende nën sqetull ftesën e Gjykatës së Tetovës në të cilën është shënuar akuza për nxitjen e urrejtjes ndër-etnike. Anëtarët e kësaj shoqate në nëntor të vitit të kaluar vizatuan një grafit në të cilën ishte pikturuar harta e Shqipërisë e vitit 1912, vitin në të cilin u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Kryetari i shoqatës, Valon Kurtishi thotë se padrejtësisht janë akuzuar dhe kanë kërkuar të ndërpritet procesi por gjykata nuk ka pranuar.

“Ne ishim në seancën e parë gjyqësore në qershor dhe kërkuam që të ndërpritet procesi por prokuroria nuk pranoi. Edhe në këtë seancë u morr vendimi që të vazhdojë hetimi ndërsa seanca e radhës të mbahet më 17 shtator. Shpresojmë që prokuroria do të ketë kohë të reflektojë dhe të heq dorë nga akuza për të na liruar neve nga kjo akuzë jonormale. Jemi të pafajshëm apeloj te gjykata të merr vendim të drejtë” thotë Kurtishi.

Nëse gjykata vendos se ekziston një vepër e tillë penale  atëherë dënimet janë prej 1 deri në 5 vite burg për kryerësit e veprës.

“Ka njëzet vite që po përdoren standarde të dyfishta në gjykatë ndryshe për shiptarët dhe ndryshe për maqedonasit. Vepra nuk kishte qëllim për të fyer dikë” thotë Kurtishi i cili potencon se nuk do të ndërrmer ndonjë veprim deri sa të prononcohet gjykata.

“Ajo që është më absudre është fakti që përballë Grafitit të Ilirikum Libertasit është vizaturë harta e “Maqedonisë së madhe “ dhe për këtë “vepër penale” deri më sot nuk ëhstë akuzuarë askush” përfundon Kurtshi.

Ndryshe, më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit kombëtar, katër aktivistë të Shoqatës për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar “Iliricum Libertas” u arrestuan nga policia derisa po vizatonin në grafit Hartën e Shqipërisë Etnike në hyrje të Tetovës nga Shkupi. Ata u liruan pas gjashtë orëve, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, nga MPB njoftuan se ndaj katër aktivistëve është ngritur padi penale nën akuzën se kanë nxitur urrejtje ndëretnike./ portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button