Hidhet bombë në shtëpinë e drejtorit të burgut të Prilepit

Mbrëmë gjatë orës 2 të mëngjesit në oborrin e drejtorit të burgut të Prilepit  D.P (48) është hedhur një bombë. Policia lajmëron se nga shpërthimi i bombës nuk ka njerëz të plagosur mirëpo ka dëme materiale. 

Nga MPB bëhet e ditur se nga shpërthimi i bombës është dëmtuar fasada e shtëpisë që ndodhet në rrugën Gjorgji Sugare dhe disa dritare, ku janë marrë disa gjurmë për hetimin e zbulimit të rastit.

Policia e Prilepit merr masa për gjetjen e fajtorëve. Për këtë rast është informuar edhe sekretari i komisionit për antiterorizëm. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button