Cana, frikë nga tifozët dhe kapiteni

Shqipëria është kockë e madhe, shkruan sot e përditshmja zvicerane Blick. “Arena Luzern Swisspor”, stadiumi ku do të luhet ndeshja e ditës së nesërme mes Zvicrës dhe Shqipërisë, ka një kapacitet prej 15.600 ulësesh, të paktën në 6.000 prej tyre do të jenë tifozë shqiptarë, thotë më tej Blick, në një shkrim ku sjell edhe emocionet nga trajneri dhe pesëshja shqiptare e Zvicrës.

Në shkrim thuhet se të pesë zviceranët me rrënjë shqiptare, nesër do të provokohen, ndoshta jo vetëm nga publiku por edhe nga kundërshtarët e tyre. Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana konsiderohet si “provokuesi” i ekipit  dhe në shenjestrën e tij nesër do të jenë Shaqiri & CO.
Gazeta sjell në vëmendje kur Cana luante me Sunderland dhe Behrami me West Ham. Në një përballje mes tyre, dueli ishte shumë i nxehtë, dhe Behrami, sipas Blick, nuk e ka harruar ende këtë duel.
Ottmar Hitzfeld: “Do të jetë e vështirë me kaq shumë shqiptarë, por ne shpresojmë në zërin e lartë të tifozëve zviceranë.”

Me dy zemra në kraharor do të jetë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi. Pesë lojtarët zviceranë me rrënjë shqiptare janë në qendër të vëmendjes.

“Unë mendoj se publiku do të na provokojë,”- paralajmëron Granit Xhaka. “Ne jemi me fat që do të luajmë në Luzern dhe jo në Basel, sepse me siguri atje do të kishin ardhur rreth  30.000 shqiptarë.

Xherdan Shaqiri e konsideron një lojë mjaft të veçantë dhe emocionuese. Do të jenë dy himne që do të më rrënqethin, thotë ai. Ndërkohë, Blerim Xhemajli përpiqet të marrë me qetësinë më të madhe të mundshme.

“Për ne shqiptarët do të jetë si një lojë në shtëpi. E rëndësishme është që ne të harrojmë çdo gjë përreth stadiumit.” Dhe Valon Behrami, i cili ka tatuazh një shqiponjë dykrenare, thotë: Ne nuk duhet të hutohemi. Behrami nuk do të gëzojë në rast të një fitoreje apo shënimit të një goli.

Lajme të ngjashme

Back to top button