Nënshtrimi, përkulja dhe paftyrësia e BDI-së

Si duket thënia e vjetër “ me një gurrë të vrasësh dy zogjë “ është shprehja kryesore e “ partnereve strategjik “ që janë në bashkqeverisje në FYROM. 

Nisur me ping-pongun politik që disa ditë me rradhë po terorizon dhe po “ përdhunon “ trurin e qyetarëve, shpjegim më të mirë mund që të japë z. Ali Ahmeti me atë videon “ e famshme “ të tij: e lagu bishtin dhelpra, se lagu bishtin dhelpra … Po më duket që e keni zgjebosur fare z. Ahmeti & Co. 

Nënshtrimi, përkulja dhe paftyrësia nuk janë vyrtyte të shqiptarëve z.Ahmeti dhe JU bashkëpuntorë të tij. 

Të nisim që nga nënshtrimi, me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2011 ku si fitues dolët JU dhe VMRO, patët mundësinë që të kushtëzoni aq shum VMRO-në saqë edhe Kryetarin e parlamentit që të e merrni, mirpo “ programi juaj “ dhe fitorja e juaj në zgjedhje kishte qenë vetëm që JU dhe bashkpuntorët e afërt të juaj të “ amnistoheni “ nga Rastet e Hagës, them JU pasi vetëm Ju u amnistuat pasi burgjet e këtij pseudoshteti vazhdojnë që të mbajnë të burgosur disa ish luftëtarë dhe çlirimtarë me akuza për vitin 2001, por JU dhe BDI jeni shumë të zënë me tenderë e me 8shtatorin skeni kohë që të mendoheni për shqiptarët. 
Përkulja e ministrave, zëvendës ministrave, drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, si dhe të gjithë udhëheqësve që vijnë nga eshalonet partiake është aq e turpshme sa që edhe “ punonjëset e zanatit më të vjetër “ kanë më shumë moral dhe krenari se JU. Në ato pozita dhe ato poste erdhët si pasojë e votave që morët nga shqiptarët, kërkuat “ besën e shqiptarit “ që të i shpijeni shqiptarët në NATO e EU, ndërkaq JU dhe kompania e juaj i shpijeni shqiptarët drejt greminës dhe ferrit… O ZOT thua ç’farë faji kanë bërë ky popull i mjerë që të tallen kështu nga disa njerës që se dinë a janë bullgar, a grek, a sërb?! Thua vallë ç’faj ka një banor i Karshiakës, një banor i Tanushës, një banor i Podgorcës, një banor i Brodecit, çdo qytetar shqiptar në këto treva që të durojë këto diskriminime dhe fyerje që i bëhen nga ana e Qeverisë ku bënë pjesë edhe e ashtuquajtura parti shqiptare BDI ?! 

Paftyrësia e Juaj nuk ka kufinjë, po të ishte gjallë Albert Ajnshtani do e kishte ndruar shprehjen e tij të famshme “Vetem dy gjera nuk kane kufij, Universi dhe budallalleku njerezor, dhe per te parin nuk jam i sigurt “ do të e kishte shtuar “ dhe paftyrësia e BDI-së “. Ju votuat një ligj që u kundërshtua aq shumë lidhje me përmasat e flamurit kombëtar, e me rastin e 21vjetorit të “ atdheut tuaj “ ju i ndëronit flamujt që tregonin madhësinë që JU dhe kompania e juaj ia zvogëluat përmasat dhe e shndëruat “ në leckë “ për të na tallur të tjerët. 

Po na thoni JU se ç’do bëhet me “ branitellat “, se për dëshmorët dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk ju pyesim më, ato janë të kombit dhe kombi do i përmbajë… Vetëm po ua bëjmë me dije mos ejani që të kërkoni vota në vendbanimet shqiptare, mos ejani që të “ shisni mend “ që Ju jeni përfaqësues të shqiptarëve, JU dhe bashkpuntorët e juaj dilni bashkë me Mihallkovin e Gruevskin nëpër Strumicë, Gjevgjeli, Shtip, Koçani e Vallandovë… Mjaft e torturuat dhe e nënçmuat këtë popull, historia do të ju dënojnë, ky komb do JU dënojë, juve që thireni “ çlirimtarë e integrues “ e në fakt jeni puthadorë dhe pakurizor, Lufta u bë për liri e jo për BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button