Burrat qe janë nën stres, pëlqejnë femrat me atribute më të mbushura

Hulumtimet e fundit kanë vë në pah atë se djemtë të cilët janë nën stres të përditshmërisë për partnere përzgjedhin femra me atribute më të zhvilluara.

Njohësit vërtetojnë se burrat e punësuar në pozita udhëheqëse të cilët çdo dit janë nën stres më përpara do të kishin përzgjedhur si simbol të bukurisë Kejt Vinslet sesa Anxhelina Xholin.

Psikologët e Universitetit “Vestminster” të Londrës kanë testuar 80 meshkuj me peshë mesatare. I kanë ndarë në dy grupe, gjysma e tyre kanë marrë pjesë në intervista qëllimi i të cilëve ka qenë që të testuarve tu jepen ndjenja gjatë stresit.

Pas intervistës, personat e testuar kanë shikuar fotografi ku janë treguar femra të ndryshme.

Rezultatet kanë treguar se thuajse asnjë mashkull të grupit të parë të të testuarve nuk ka treguar interes të posaçëm për femrat e mbushura dhe të zhvilluara, derisa grupi i meshkujve “nën stres” i kanë veçuar femrat më të zhvilluara dhe më të mbushura si zonja dhe simbol të bukurisë.
Mjeku Viren Svami, ka thënë se rrethanat sociologjike dhe pasiguria ekonomike janë arsyet kyqe që femrat më të mbushura ti tërheqin meshkujt që janë nën ndikim të stresit.

Shkencëtaret besojnë se qëllimi kryesor është ai që burrat besojnë se femrat që janë më të zhvilluara fizikisht njëkohësisht janë më të forta edhe në mentalitet edhe në karakter dhe se janë në gjendje më lehtë që ti zgjidhin krizat dhe situatat në jetë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button