Diellza: Thashethemet, për njerëz të ulët

Diellza Kolgeci i ka quajtur “njerëz të klasës së ulët” dhe “njerëz pa edukatë” personat të cilat merren me thashetheme.

Bukuroshja kosovare shpesh ka qenë cak i spekulimeve të ndryshme rreth jetës së saj private, dhe gjatë një interviste të fundit për faqen Shqiptarja, Diellza ka shfrytëzuar rastin t’u kundërpërgjigjet atyre që merren me thashetheme, edhe pse thotë se me mediat “i ka punët mirë”.

“Thashetheme ka për çdo kënd edhe për ata që s’janë fytyra publike. Thashethemet janë për njerëz të klasës së ulët, njerëz që s’janë të kënaqur me veten, njerëz pa edukatë e ata unë i injoroj dhe nuk i shoh e as nuk i respektoj”.

“Me mediat i kam punët mirë, dhe sidomos me ato që janë media profesionale. Sa i përket atyre mediave që merren me fjalë të kafeneve, ato janë thjesht të injoruara nga ana ime”, ka thënë Diellza. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button