Napoli e Roma, konkurrentë të Juves

Trajneri i Watfordit, Gianfranco Zola, beson se Napoli është konkurrenti kryesor i Juventusit në garën për titullin e Serie A këtë sezon.

Gjatë kohës kur luante, 45-vjeçari ka kaluar katër vite me fanellën e Napolit, dhe padyshim se e mbështet ish-skuadrën e tij.

Ai thotë se Interi dhe Milani nuk janë aq të fuqishëm për të konkurruar për titull, ndërsa mendon se Roma është ndër favoritët.

“Duke qenë se Milani nuk u përforcua dhe Interi nuk duket superior ndaj statusit që pati në sezonin e kaluar – do të ketë vend për ekipe si Napoli dhe Roma”, ka theksuar Zola për Il Mattino./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button