Smiley :) ka mbushur 30 vite

Nodshta nuk ekziston njeri i cili në ndonjë porosi ose cfarëdo lloj tjetër të komunikimit, nuk ka përdorur një mënyrë të kësaj shenje, shenjë kjo e cila sot feston 30 vite të ekzistimit.

Profesori Skot Fahlman, ka filluar ta përdor shenjën në e-mailat e tij, dhe shumë shpejtë kjo shenjë u bë shumë e njohur në gjithë botën. Shenjën e parë të këtij lloji ai e ka shkruar që në vitin 1982.

Skot Fahlman në vitin 1982 në tabelën e shpalljeve të studentëve në Universitet studentëve u ka lënë komunikatë e cila përfundonte me “smiley”.
“Në këtë mënyrë desha që studentët të mësojnë të dallojnë komunikatat serioze nga ata më pakë serioze”, deklaron profesori.

Skot, para dhjetë vitesh ka thirrur ekspert të “Microsoft” që në mënyre detaje tia kontrollojë kompjuterin.

Hulumtimi ka zgjatur me ditë, ndërsa në fund u gjet e-maili kur edhe ishtë shkruar “Smiley” i parë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button