Xhaka trondit Zvicrën: Mund të luaj për Kosovën

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka mendojnë te luajnë për Kosovën. Blatter dhe zviceranët e FIFA-se ne anën e Zvicerës.

Kosova është e pavarur prej vitit 2008. E mundur që do ta ketë edhe kombëtaren e saj. Dhe e menduar, qe yjet e NATI-t tonë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami kanë të drejtë të luajnë për këtë shtet!

Në mediat shqiptare është gjithnjë tema se pse Shaqiri ka vendosur të luaj për Zvicrën. Shaqiri: “Shqipëria kurrë nuk më ka pyetur se a dëshiroj të luaj për ta. Megjithatë, do jetë një ndeshje mjaft emocionale”.

Prej vitit 2008, Kosova është e pavarur. 91 prej 193 shteteve te OKB -se e njohin. Edhe Zvicra. Dhe këtu vijnë dimenzionet e reja në lojë. Është e mundur qe Kosova (kundrejt kundërshtimeve të Serbisë dhe UEFA-së) të ketë Kombëtaren e tyre. Pyetja e nxehte është: A munden atëherë lojtarët si Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami të luajnë për Kosovën, edhe pse kanë luajtur për Zvicrën?

Sonntags Blick pyet Shaqirin: A mund të paramendoni që papritmas të luani për Kosovën? “Xhuxhi Magjike” thotë: ” Natyrisht se çdo herë mendoj për këtë. Unë vijë nga Kosova. Kur Kosova te ketë Kombëtaren e saj, duhet patjetër të mendoj për këtë. Çdo lojtar e mendon këtë. Ne kemi mjaft lojtar nga Kosova”.

Edhe Xhaka mendon për të kaluar

Edhe Granit Xhaka e lë të hapur kalimin e mundur: “Do të mendoja. Por, mendoj se me se largu në tre deri pesë vite do jetë e mundur. Kush e di, se çka do të ndodhe deri atëherë. Ndoshta, Zvicra nuk do të llogaritë në mua. Kjo do ishte një situate e re”.

Sonntags Blick ka pyetur edhe FIFA-n. Federata e Futbollit Botëror e vërteton një pasiguri drejtësie. Ata nuk mund ta mbyllin, se Shaqiri dhe të tjerët nuk guxojnë të luajnë për Kosovën- këtu është një situatë e re dhe në bazë të kësaj do të mund të aprovohet një rregullore e veçantë.

Drejtori për media i FIFA-s, Valter De Gregorio thotë: “Ne nuk kemi pasur akoma një rast të tillë. Përgjegjësia për këtë është e komisionit për Statutin e lojtarëve. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në një rast që nuk ka ndodhur akoma”./Kohasport/

Lajme të ngjashme

Back to top button