Stine kthehet me Ronela Hajatin?!

Historia e të dyve zgjat prej disa vitesh… Ata kanë qenë të lidhur për një kohë, por më pas janë ndarë. Kantautori Nesti Duka për disa muaj bëri publike lidhjen e tij të dashurisë me Roza Latin, vajzën e Rita Latit. 

U bënë disa javë që ne nuk kemi dëgjuar më për ta si çift, por kemi parë Stinen të dalë me një femër tjetër. Këngëtarja Ronela Hajati është parë në shoqërinë e Stines orët e vona të natës, në një bar të kryeqytetit. Ata ishin ulur të mënjanuar në një tavolinë, dhe deri në momentin që u ngritën ne nuk po arnimin të kuptonim se cila ishte femra që po bisedonte me Stinen. Kur ata u ngritën për t’u larguar, kuptuam se ishte Ronela. Ajo ishte veshur elegante, dhe dukej që nuk ishte një takim i thjeshtë pune, meqë edhe ora shënonte gati tre e mëngjesit. U larguan bashkë me makinën e Stines. Atë ditë Ronela kishte edhe ditëlindjen. 

Ne kontaktuam me këngëtaren për të mësuar më shumë rreth atij takimi, por ajo u tregua e prerë duke na thënë se ishte një takim pune, për një “çështje backvokali”. Madje këngëtarja na “urdhëroi” të mos e botonim lajmin. “Se kur e takoj unë, është punë për mua”, na tha Ronela. Ne nuk e dimë nëse dy të rinjtë janë lidhur sërish, por nëse është kështu i urojmë jetë të gjatë e të lumtur në çift!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button