Filloi ndërtimi i aksit të autostradës Demir Kapi-Smokvicë

Dje ka filluar ndërtimi i aksit të autostradës Demir Kapi-Smokvicë në gjatësi prej 28 kilometrave. Me ndërtimin i cili duhet të përfundojë në vitin 2016 duhet të kompletohet boshti kryesor i Korridorit 10 i cili kalon përmes Republikës së Maqedonisë dhe është në gjatësi prej 1.451 kilometra.

Investimi i plotë për ndërtimin e këtij aksi është 257 milionë euro prej të cilave 130 milionë janë nga Banka Evropiane për Investim, 45 janë IPA grand nga BE-ja, 170 milionë nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe gjashtë milionë euro janë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Demir Kapi – Smokvicë do të jetë autostradë me nga dy korsi, secila prej tyre me gjerësi prej 3,5 metra. Është planifikuar të ndërtohen dy tunele në gjatësi prej 1.200 metra, nga një në të dy drejtimet, si dhe gjashtë ura prej të cilave më e madhja në gjatësi prej rreth 660 metra e cila njëherësh do të jetë edhe ura më e madhe në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button