Duka: I dua kuqezinjtë, Xhakës t’i vijë turp!

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur tejet i kënaqur me fitoren e kombëtares shqiptare, sidomos pas golit të fitores shënuar nga Erjon Bogdani, duke thënë se ëndrra vazhdon.

“Jam i entuziazmuar dhe shumë i gëzuar. Kam të drejt, pasi këta djem dhanë shpirtin në fushë. Kanë luajtur me zemër dhe treguan se po të punosh me seriozitet, të besosh tek skuadra dhe të zbatosh planin arrin të marrësh atë që meriton. Me lojën që zhvilluam, merituam fitoren dhe e arritëm duke lënë zemrën në fushë. I dua me shpirt të gjithë kuq e zinjt dhe se luajnë me zemër, këtë e treguan sot”, ka theksuar Duka.

I pyetur se nëse ka frikë nga Zvicra e përforcuar me pesë shqiptarë, Duka tha se nuk dëshiron t’ia di për lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën.

“Nuk më intereson asnjë lojtar i kombëtares zvicërane. Për mua ajo është ndeshje që konsiderohet si takim i radhës dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Një kundërshtari pjesërisht shqipfolës. Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”, ka deklaruar Duka.

Granit Xhaka, i cili luan si sulmues për kombëtaren e Zvicrës ka thënë ditë më parë se do të tentojë të shënojë për të mposhtur Shqipërinë, por se nuk do ta festonte golin.

Lajme të ngjashme

Back to top button