Gruevski nuk tregon a tha Po për UÇK-në

Pas zhurmës së madhe që u bë në opinion dhe në parlament për propozim-ligjin për të a.q “Branitella”, ditëve të fundit nuk ka ndonjë prononcim për media nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. 

Sot edhe pse kishte paralajmërime se mundë të ketë ndonjë deklaratë nga kryeministri Nikolla Gruevski, pasi që ai gjatë gjithë javës së kaluar ka qenë për vizitë në SHBA, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

Por, për dallim nga VMRO-DPMNE, që ka zgjedhur të heshtë, partneri i koalicionit qeveritar BDI-ja, ku zyrtarët e kësaj partie nuk kanë të ndalur nga shprehja e qëndrimeve, kundër propozim-ligjit. 

Zv/kryeministri Musa Xhaferi në një debat në TV në gjuhën maqedonase “Alfa”, ka thënë se në fund të qershorit Qeveria, gjegjësisht Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që ai e drejton ka dërguar një raport në Komisionin Evropian ku përshkruhej se çfarë është bërë gjatë dhjetë viteve nga Marrëveshja e Ohrit. Ndër të tjera, pjesë e këtij raporti është edhe kapitulli ku thuhet se Qeveria do të mbulojë ligjërisht dëmet e atyre që janë prekur nga konflikti në vitin 2001, nga të dyja palët. Dhe Gruevski këtë e ka lejuar, ka thënë Xhaferi.

Është më se e qartë se propozimi i fundit nga VMRO-DPMNE-së, po rrezikon prishjen e koalicionit qeveritare me BDI-në. Debati i filluar në Komisionin parlamentar për Politik Sociale, pritet që të vazhdojë gjatë ditës së hënë, ku deputetët shqiptarë do vazhdojnë të argumentojnë se propozim-ligji është anti-Kushtetues dhe anti MO-së, si dhe të kërkojnë që në propozim të përfshihen edhe invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së.   

Analistët politik zgjidhjen e këtij ngërçi politik mes partnerëve të koalicionit qeveritar e shohin në shumë variante, ku më të përmendura janë, qeveria teknike, krijimi I shumicës së re parlamentare mes BDI, PDSH dhe LSDM-së, dhe së fundi organizimin e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button