Ministria e Bujqësisë me objekt të ri

Sot kur Maqedonia shënon 21 vite pavarësi, është lëshuar në përdorim objekti i ri i Ministrisë për Bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Ndërtesa zë hapësire prej 9 mijë metra katrorë do të vendosen gjithsej 467 persona, prej të cilëve 366 të punësuar në Ministri dhe 101 nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Projekti ka kushtuar 4.3 milionë euro ndërsa është realizuar në afat kohorë prej dy vitesh.

Në përurimin e ndërtesës së re kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministri i Bujësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Dimovski, dhe personalitete tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button