Troja nesër koncert në Rahovec

Rock grupi shqiptar, Troja, do të mbajë një koncert të madh në Rahovec, që do të përmbyllë festivalin tre-ditor të rrushit, verës dhe kulturës.

Si asnjëherë më parë është organizuar festivali tradicional, po qëndrojnë vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe turistë nga Ballkani dhe Europa, të cilët janë mahnitur nga rrushi dhe vera tejet kualitative kosovare.

Kështu, të dielën do ta përmbyllin këtë festival madhështor një prej rock grupeve më të suksesshme shqiptare, Troja.

Ky koncert do të mbahet te parkingu i madh pranë parkut të qytetit, ndërsa hyrja është falas. Performanca do të fillojë rreth orës 20:00 dhe në këtë koncert të pranishëm do të jenë edhe paragrupe të ndryshme kosovare, ndër ato edhe rock grupi lokal Magnituda.

Ky do të jetë koncerti i fundit që mban Troja para lansimit të albumit të ri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button