Ital-Gold, një grua vjedh 500 euro ar

Një grua në mënyre tinxare ka marrë ar në vlerë prej rreth 30 mijë denarësh, dje pasdite në artarinë “Ital-Gold”, në Çarshi të Vjetër të Shkupit. Ajo ka hyrë në shitoret e N. Hoxhës, ka kërkuar të shohë zinxhirët e arrit, unazat dhe shumë gjëra të tjera. 

Në momentin kur pronari i ka nxjerrë të gjitha në tavolinën e punës, gruaja në fjalë ka marrë zinxhirin e dorës e ka futur në xhep, pastaj e ka hapur çantën duke e nxjerrë telefonin aty ka futur edhe qaforen dhe unazën.

Shitësi kur e ka vërejtur, ka kërkuar ti kthej gjërat që  ajo i ka fshehur, por gruaja ka filluar të ik nëpër rrugët e Bit Pazarit. MPB-stacioni në Bit Pazar po vazhdon të kërkojë gruan./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button