Protesta në Tetovë, MASH: Në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për kërkesat e studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në reagimin e saj për protestën e studentëve në Tetovë të Maqedonisë, ka deklaruar se me vëmendje është duke i ndjekur kërkesat, edhe pse zyrtarisht nuk është njoftuar për ato, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor nacional në të gjitha nivelet, si të standardeve të nxënësve po ashtu edhe të studentëve dhe, në këtë kontekst, institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në proces, duke përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit. Njoftojmë opinionin publik se me vëmendje i ndjekim kërkesat e studentëve që i paraqitën sot, në protestën e organizuar në Tetovë, edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për të njëjtat”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

LEXO: UT-ja për protestën: Është ndarë buka e gojës që shqiptarët të shkollohen në gjuhën amtare
LEXO: UEJL-i për kërkesat në protestë: Ka 2-3 elemente që mund t’i trajtojmë me studentët

LEXO: Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat (FOTO+VIDEO)

Reagimi vjen pasi që sot në Tetovë kanë protestuar rreth qindra studentë të cilët kanë parashtruar 13 kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeverisë së Maqedonisë, Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglinore dhe Universitetit Nëna Terezë.

Kërkesat janë siç vijojnë më poshtë:

1. Subvencionimi ose largimi i pagesës së praktikës dymujore nga Universiteti i Tetovës në vlerë prej 50 euro.
* Zvogëlimi i tarifës për studentët e huaj për 50%.
* Largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti.

2. Të financohet ekskursioni profesional ose largimi i saj si lëndë obligative.

3. Ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar.

4. Furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët.

5. Publikimi i statutit të Universitetit të Tetovës dhe raport-vlerësimi i evoluimit të studentëve që bëjnë për profesorët të jetë në faqen e universiteteve.

6. Statuti i Parlamentit Studentor të jetë në faqen e universitetit. Parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partia politike.

7. Largimin e profesorëve të denoncuar për kryerje të ndonjë vepre penale brenda institucioneve arsimore.

8. Rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave. A është respektuar ligji, koha për kalim prej një titull në tjetër dhe punimet shkencore?

9. Ndalimi i diskriminimit të femrave dhe kushtëzimi i tyre me akte të turpshme në këmbim note.

10. Kërkojmë nga Revizioni Shtetëror, Komisioni për Antikorrupsion, Inspektorati i Arsimit dhe Policia Financiare që të hetojnë çdo shpenzim të buxhetit të universiteteve që plotësohet nga studentët dhe taksapaguesit.

11. Kuadri universitar të marrë mbi vete ndryshimin e plan programeve mësimore, diskriminuese, në të gjitha nivelet e arsimit shqip.

12. T’u ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike.

13. Kërkojmë urgjentisht të çlirohen universitetet nga nepotizmi i skajshëm. Në vend të familjarëve, të punësohen profesorë të kualifikuar që do punojnë për interesin e studentëve, e jo për qëllime personale-familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button