Canalis: Sex? Vetëm me..

Elisabetta Canalis është gati edhe të xhirojë skena seksi në kinema, vetëm nëse në drejtim është një regjisor si Quentin Tarantino. “Po bëj shumë prova për kinema, si në Itali, ashtu edhe në SHBA – ka deklaruar në një intervistë për ‘Max’.

Madje do të isha gati edhe të xhiroja skena seksi. Për shembull s’do të kisha asnjë frenim nëse do të drejtohesha nga Tarantino”.

Canalis ka folur edhe mbi raportin me burrat: “Shpesh i frikësoj burrat, për mënyrën time të të imponuarit. Me kohën kam mësuar se nuk duhet të bëj gjithçka për t’u pëlqyer atyre. Nëse një dashuri funksionon kjo vjen edhe sepse ai dëshiron të ndihet mirë me ty. Kam qenë shumë xheloze, por në vitet e fundit kam ndryshuar. Kam kuptuar që nëse sheh me syrin dyshues, gjithmonë e gjen diçka”.

Lajme të ngjashme

Back to top button