Studimi të zgjat jetën!

Prej kohësh thuhet se të studiosh të shkathtëson trurin, por që studimi të zgjaste jetën, askush nuk e kishte zbuluar deri më sot.

Një studim si ai i publikuar dy vjet më parë në “Neurobiology of Learning and Memory” nga Michael Gruss i Universitetit të Magdeburgit e kishte konfirmuar edhe në mikroskop: të shkosh në shkollë ndihmon në një “pjekje” më të mirë të neuroneve të qarqeve cerebrale parafrontale, me pasojë rritjen e kapacitetit për të mësuar dhe për të mbajtur mend për më vonë.

Por që studimi të zgjaste jetën, askush nuk e kishte zbuluar deri më sot.
50 vjet për ta kuptuar.

Prova erdhi me publikimin në revistën PNAS të rezultateve të një eksperimenti të bërë në 900 qytete suedeze, mes viteve 1949 dhe 1962 te një numër prej 1.247.867 studentësh, të lindur mes viteve 1943 dhe 1955.

Gjithçka nisi nga një hulumtim në shkallë të gjerë i qeverisë suedeze 50 vjet më parë, në prag të reformës që e bënte arsimin të detyruar, i vetmi në historinë e shkencave të epidemiologjisë sociale. Pasi përpunuan të dhënat e studimit, kërkuesit suedezë të drejtuar nga Anton Carl dhe Jionas Lager i “Centre for Health and Equity Studies” të Universitetit të Stokholmit, zbuluan se ata që patën fatin të merrnin pjesë në atë eksperiment, e panë veten me shëndet më të mirë dhe më jetëgjatë.

Pas luftës, përveç Suedisë, edhe vende të tjera kanë rritur nivelin e arsimimit, duke ndjekur shembujt e programeve të studimit të përdorura në vende të ndryshme: në Angli, mosha minimale e shkollës së detyrueshme kaloi nga 14 në 15 vjeç në 1944 dhe pastaj në 16, në vitin 1972.
Në Itali, pas reformës “Gentile” të vitit 1932, që në 10 vjet e uli shkallën e analfabetizmit me 6,3%, mosha e shkollimit të detyrueshëm ishte 14 vjeç në 1962, ndërsa më 1999 shkoi në 15 vjeç. Përkundrazi Suedia, nga viti 1949 deri në vitin 1962 e bëri gradualisht frekuentimin e shkollës së detyrueshme nga 8 në një periudhë minimale deri në 9 vjet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button