Shkupi me paradë homoseksualësh vitin e ardhshëm?

Këshilli i LGBT Junajted, shoqatës e cila mbron të drejtat e homoseksualëve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në Maqedoni, ka formuar trup koordinativ për organizimin e Marshit të parë të krenarisë në Maqedoni, gjegjësisht e njohur si gay-paradë.

“Në këtë organ koordinativ do të thirren për kyçje të gjithë organizatat relevante dhe institucionet të cilët punojnë në sferën e të drejtave të njeriut si që janë ambasadat e ndryshme, agjencitë shtetërore, avokati i popullit dhe organizata të tjera LGBT në vend dhe më gjërë” shkruhet në kumtesën e LGBT Junajted.

Pritet të shohim si do të pritet ideja për organizim të tillë në Maqedoni, duke pasur parasysh konzervatizmin e Qeverisë e cila ende nuk ka përmbushur kërkesat e BE-së në sferën e anti-disktriminimit të personave në fjalë. Një nga kritikat më të mëdha të Komisionit Evropian për Maqedoninë ende mbetet mos respektimi me ligj i të drejtave të homoseksualëve.

Ndërkaq në fqinjësi, gjegjësisht në Serbi marshet e tilla kanë kaluar me incidente të përgjakshme. Në Shqipëri u organizuan në muajin maj, ndërsa nuk kishte ndonjë incident të dukshëm, kishte protesta të myslimanëve të atjeshëm. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button