(UPDATE) BDI: Rufi Osmani vetë pranoi që flamuri shqiptar është zyrtar

Pas reagimit të zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani për Portalb, në lidhje me akuzat e RDK-së se BDI po cungon dhe denigron flamurin shqiptar, vijon dhe reagimi i plotë nga kjo parti.

BDI thekson se është vetë lideri i RDK-së Rufi Osmani që ka thënë se : “Sot flamuri 
shqiptar valon lirshëm në Komunë dhe në vendbanimet shqiptare” për TV Alsat-M më 9 korrik ndërsa nga BDI mirëpret mirënjohjen e Osmanit për punën e BDI-së në zyrtarizmin dhe mbrojtjen e flamurit kombëtar.

“Përveç mirënjohjes, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta çmonte nëse Kryetari i Komunës Gostivar do të gjente guximin ta valon flamurin kombëtar më 28 nëntor 2011, në 99 vjetorin e Ditës së Flamurit, e jo ta lë Gostivarin pa flamuj shqiptar. Edhe kjo u raportua në TV Alsat M dhe qartazi demonstron demagogjinë e Rufi Osmanit dhe RDK-së për flamurin kombëtar” thonë nga BDI.

Sipas kësaj partie Ligji për Përdorimin e Flamurit Kombëtar është përshëndetur nga Tirana zyrtare, bashkë me interpretimin autentik të Ligjit për Amnisti dhe Ligjin për Gjuhën Shqipe. 

“RDK asnjëherë nuk guxon të kërkon fajtor gjetiu për përçarjen e votës shqiptare dhe humbjen e 5 deputeteve shqiptar, përveç se në egoizmin dhe bajraktarizmin e Kryetarit të saj. Ky “kontribut” katastrofal i Rufi Osmanit në përçarjen e shqiptarëve nuk do të falet asnjëherë dhe do të mbahet mend nga shqiptarët” thonë nga BDI duke apeluar te Rufiu mos të lëshojë ofendime personale. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button