Mesiç: Shqiptarët erdhën para romakëve, sllavët në shek. VII

Në ceremoninë e nderimit me titullin “Qytetar nderi” i Shëngjinit, ish presidenti kroat Stipe Mesiç u shpreh se sllavët e jugut erdhën në Shekullin VII në Evropën Juglindore, ndërsa shqiptarët erdhën në Evropë përpara romanëve.

Ish presidenti kroat u nderua me këtë titull për kontributin e përbashkët në shërbim të paqes dhe miqësisë në rajon nga komuna e Shëngjinit.

Ish Presidenti i Kroacisë, Mesiç, vlerësoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” si dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta për të mirën e popujve të Rajonit. Ne, tha ai, nuk kemi kërkuar gjë tjetër, përveçse që shqiptarët të gëzojnë të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë popujt e tjerë të Rajonit.

Besoj, tha ish Presidenti i Kroacisë, se një padrejtësi që i ishte bërë shqiptarëve tashmë është korrigjuar me çlirimin e Kosovës. Tani, shtoi ai, është koha që bashkërisht të punojmë për përmbushjen e një aspirate tjetër, atë të hyrjes së bashku në Bashkimin Europian.

Ish Presidenti Mesiç tha se tashmë në Rajon nuk ka më luftra, ndaj duhen hapur edhe kufijtë për t’u dhënë të rinjve vullnetin për të punuar së bashku për integrimin në BE.

Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën nëse nuk e dëshiron dicka të tillë, me rëndësi është të vendoset bashkëpunimi Serbi-Kosovë dhe më gjerë në rajon. Kështu është shprehur ish presidenti i Kroacise, Stipe Mesiç. Sipas tij Kosova është realitet dhe kjo smund të ndryshohet, ndaj duhet të bashkëpunojmë me Kosovën.

“Kur Ballkani do jetë pjesë e BE atëherë mund të themi që BE ka bërë një punë të madhe. Në rast se Serbia nuk dëshiron të pranojë Kosovën nuk ka nevojë ta pranojë, nuk do ndodhë asgjë, ajo cfarë duhet të sigurohet është bashkëpunimi rajonal. Kosova është realitet dhe është në rajon. Duhet të punojmë për hapjen e gjithë kufinjve në rajon, interesi jonë i përbashkët është integrimi në BE. Kjo marrëveshje dhe ky hap do të shuajë dhe luftrat në rajon, duke bërë të mundur të jetuarit në paqe” tha ai.  /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button