Të rinjtë strugan afrohen me ato shqiptar përmes ekologjisë

Bashkësia e Ekologëve ”Natyra ” nga Struga në bashkëpunim me ”RCRD” nga Pogradeci prej disa ditësh kanë filluar Eko-kampin i cili në fazën e parë zhvillohet në Strugë ndërkohë finalizimin do ta ketë në Pogradec më 11 gusht.

Nga ”Natyra ” tregojnë se qëllimi i këtij projekti është promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar në drejtim të turizmit si dhe të stimulimit të vullnetarizmit te të rinjtë në të dy anët e kufirit në mbrojtje të natyrës.

Berat Sela një nga drejtuesit e ekologëve të kësaj Bashkësie ekologjike potencon se në këtë projekt janë kyçur edhe një sërë organizatash nga Maqedonia dhe Shqipëria.

“Qëllimi i Eko-kampit është që nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar të promovohet turizmi në rajon, të zmadhohet bashkëpunimi i ndërsjellë si dhe të promovohet vullnetarizmi ndër të rinjtë në të dyja anët e kufirit” thonë ekologët struganë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button