Shkupjanët ftojnë Junikasit për 100 vjetorin

Përfaqësues të shqiptarëve nga Shkupi dje vizituan Junikun, ata u priten nga i pari i Komunës z. Agron Kuçi. Delegacioni ishte nën përbërjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Shkupit, Shefqet Zekolli, Kryetari i i Shoqatës së Historianëve të Shqiptarëve në Maqedoni, Skender Hasani dhe pinjolli familjes së Hasan  Prishtinës, Mehmet Prishtina.

Qëllimi i kësaj vizite ishte 100 vjetori i çlirimit të Shkupit, me ç`rast përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë ftuan Kryetarin dhe junikasit në këtë ditë madhështore, qindvjeçare për Shkupin. Manifestimi mbahet me 12 gusht dhe ka për qëllim ringjalljen e Shkupit Shqiptar njësoj si para 100 viteve.

Kjo ftesë vjen e veçantë për Kryetarin dhe junikasit, me që 100 vjet më parë kur edhe u mbajt Kuvendi i Junikut nga kryengritësit atë botë  vendimet e marra në Kuvend ishin të shumta ku një prej këtyre vendimeve ka qenë çlirimi i Shkupit.
Në këtë takim sot  ishte i pranishëm edhe pinjolli i familjes së Hasan Prishtinës, të cilit Kryetari Kuçi ia dorëzoj çmimin “Kuvendi i Junikut” post-mortum, dedikuar kontributit të Hasan Prishtinës 100 vjet më parë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button