RDK: BDI të del në Çair të shohë flamurin e denigruar shqiptar

Partia e Rufi Osmanit RDK ka vazhduar akuzat drejtë partisë së Ali Ahmetiti BDI duke kapur temën e flamurit shqiptar. RDK shpreh keqardhjen e thellë për denigrimin e rëndë që sipas tyre i bëhet flamurit kombëtar, bazuar në ligjin e propozuar dhe miratuar nga BDI.

“Sot që rrugët e Komunës së Çairit janë mbushur me flamuj maqedonas që janë për një të tretën më të mëdhenj se flamuri kombëtar shqiptar – ndryshe nga sa ishte deri para një viti .Kërkojmë nga Musa Xhaferri dhe Abdylhaqim Ademi dy zyrtarë të lartë të BDI-së përgjegjës për të drejtat kolektive të shqiptarëve në qeverinë e Maqedonisë që publikisht tu kërkojnë falje shqiptarëve për dezinfomatat që ua liferonin se flamuri shqiptarë nuk do të jetë më i vogël se flamurin maqedonas gjatë përdorimit publik” shkruhet në komunikatën e RDK-së duke i ftuar Artan Grubin dhe të tjerët të shëtisin nëpër rrugët e Çairit dhe të ballafaqohen me dështimin e tyre politik , etik dhe kombëtar.

RDK e kupton shqetësimin e BDI-së për rritjen e rejtingut të RDK-së dhe qenien e RDK-së dhe partive aleate faktor me peshë në zgjedhjet e ardhshme lokale thonë nga kjo parti.

Sipas kësaj partie populli shqiptar tashmë e ka kuptuar nga raporti për punën e deputetëve , se 14 deputetët e BDI-së së bashku nuk vlejnë as sa deputeti më produktiv në parlament nga radhët e RDK-së z.Izet  Zeqiri.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button