Qeveria: Qytetarë, mos shkelni më nëpër pyje

Nga 3 gushti aktivizohet ndalesa për hyrje dhe qarkullim të personave  fizik nëpër pyje, lajmëroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Qeveria vendosi që nga rezervat e domosdoshme të naftës dhe derivateve të naftës për shuarjen e zjarrit të ndajë  28.000 litra benzinë dhe 98.200 litra naftë.

Përveç kësaj, Ministria e mbrojtjes është e detyruar ta ndjekë situatën në rajonet kritike, ndërsa  NP “Pyjet e Maqedonisë” i angazhoi punëtorët të cilët do ta ndjekin situatën që të kyçen në rast nevoje.

Qeveria rikujton se, sipas Ligjit, rreptësisht ndalohet djegia e gjësendeve në hapësira të hapura. Në rast mosrespektimi të kësaj rregulle, do të vijojnë dënime të mëdha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button