Shtrenjtohen shpenzimet për jetë

Çmimet me pakicë në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 1.8 për qind, ndërsa shpenzimet e jetës për 2.3 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë çmimet me pakicë dhe shpenzimet për jetë në korrik në krahasim me muajin e kaluar janë më të ulta për 0.9 për qind.

Zvogëlimi i shpenzimeve për jetë prej 0.9 për qind është rezultat i indekseve më të ulta të perimeve për 15.8 për qind, vezëve për 3.5 për qind, pemëve për 3.1 për qind, pijeve alkoolike për 0.5 për qind, perimeve të përpunuara për 0.4 për qind, përpunimet e peshkut, prodhimet e qumështit dhe pijet joalkoolike për 0.3 për qind.

Ulje të indeksit të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe tek karburantet e lëngshme dhe gazi për 6.3 për qind dhe derivatet e naftës për 5.1 për qind. 

Rritje të indeksit të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe tek aviotransporti për 1.7 për qind, barnat për 0.9 për qind, aranzhmanet turistike për 0.7 për qind, sendet për amvisëri për 0.4 për qind dhe mjetet për arsim për 0.3 për qind. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button