Kroacia publikoi listën e turpit, Maqedonia as që mendon

Në të gjitha mediumet kroate, dje, top-lajm ishte lista e borxhlinjve më të mëdhenj tatimor që i publikoi Ministria e tyre e Financave.

Ueb-faqeja në të cilën u shpalosën emrat e kompanive, qytetarëve, aq shumë ngjalli interesim, saqë në një periudhë edhe u bllokua.

Në listën e turpit, siç quhet, gjenden ndërmarrje të njohura kroate, por edhe qytetarë që kanë borxhe, në mesin e të cilëve edhe këngëtarë, sportistë, klube sportive, ndërsa në mesin e borxhlinjve më të mëdhenj është edhe Radio Televizioni i Kroacisë.

Në listën gjenden subjekte juridike që kanë borxhe më shumë se 40 mijë euro, persona fizik me borxh më të madh se 15 mijë euro, dhe qytetarë që kanë borxh më shumë se 2.000 euro, gjegjësisht ndërmarrje dhe qytetarë që kanë borxh më tepër se 90 ditë.

E para në top-listë e kompanive gjendet “Tempo” me borxh prej 300 milionë kunave, ose 41 milionë euro.

Maqedonia tani për tani nuk mendon për një gjë të tillë. Autoritetet tona tatimore janë decid se as që e kanë ndërmend, as që ka nevojë që të hiqet sekreti tatimor dhe të shpalosen publikisht emrat e mospaguesve.

Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk mendon për heqjen e sekretit tatimor. Prej këtu thonë se arsyeja për këtë është se në Maqedoni madje 94 për qind e tatimeve paguhen në bazë vullnetare.

Në DAP nuk ka lista të veçanta të paguesve dhe mospaguesve, por nga baza tatimore shikohen të gjithë obliguesit, në mesin e të cilëve ka edhe të atillë që nuk paguajnë tatime, të cilët ndiqen dhe kundër tyre po merren masa. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button