Prokurorët ende pa kryetar, Asani mbetet zëvendës

Këshilli i prokurorëve publik i Republikës së Maqedonisë sot mbajti seancë konstituive të përbërrjes së re, në të cilën hyrën Dragolub Cakiq, Olgica Jordanovska, Mile Mojsovski, Petar Anevski, Konstandin Kizov, Momir Mariçiq, Miralem Asani, Sasho Vasilevski, Dashmir Saiti, Zoran Sulejmanov, prokuror publik i Prokurorisë Publike Lupço Shvërgovski.

Për shkak të mungesë së disa anëtarëve të Këshillit është anuluar zgjedhja e kryetarit të Këshillit, ndaj është vendosur që zgjedhja të bëhet gjatë shtatorit. Deri atëherë, këshillin do ta kryesojë Kizov, ndërsa zëvendësi i tij do të jetë Asani. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button